Analistët pesimistë, paralajmërojnë thellimin e krizës në Maqedoni

Maqedonia

Analistët pesimistë, paralajmërojnë thellimin e krizës në Maqedoni

Më: 25 mars 2017 Në ora: 19:27
Parlamenti i Maqedonisë

Kriza politike në vend shkon drejt thellimit dhe jo drejt zgjidhjes së saj. Kështu deklarojnë analistët politik për televizionin Shenja, Petar Arsovski dhe Agim Jonuz, duke komentuar edhe zhvillimet e javës që lam pas. Arsovski nënvizon se nuk sheh vullnet politik që kriza të zgjidhet në mënyrë institucionale.

“Dy arsye kryesore shoh për këtë, e para është pozita publike e Gruevskit se ai nuk ka çka të humb me eskalimin plotësues, kështu që këtu, nuk do të ketë asnjëlloj frenimi partia në pushtet, dhe e dyta është fakti që përfaqësuesit e BE-së nuk mund ta përfundojnë punën për ne”, deklaroi Petar Arsovski.

Ndërsa analisti Agim Jonuz, mendon se ka disa skenarë që krizën e thellojnë edhe më tepër. Ai thotë se skenari i pari është të hapet puna e Kuvendit, saqë të ketë statusin i hapur, por se përparimi nuk do të fillojë, pasi realisht prej këtu do të fillojnë obstruksionet.

Analisti Agim Jonuz po ashtu vlerëson se nëse këtë javë nuk arrihet pika fillestare që është zgjedhja e kryetrarit të Kuvendit dhe organet e tij, ndërsa presidenti përsëri të tregojë padëgjueshmëri, atëherë asgjë nuk do të funksionojë dhe do të shkaktohet anarki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat