Izairi i BDI-se: Ja paranojat e Lëvizjes BESA

Maqedonia

Izairi i BDI-se: Ja paranojat e Lëvizjes BESA

Më: 25 mars 2017 Në ora: 20:51
Fatmir Izairi

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi ka reaguar ndaj sulmeve te pabaza te Levizjes BESA – Komuna Zheline duke thene se jane ne paranoje.
“Frika nga e ardhmja ose paranoja me psikoza, xhelozi të pajustifikuar dhe iluzione ndaj sukseseve të Komunës së Zhelinës, te Lëvizja Besa-Zhelinë, lidhur me postimin për afaltimin e rrugës rajonale nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”.

Urojmë kjo paranojë përmes ekzagjerimit të vetë-rëndësisë të mos jetë kolektive, por vetëm e disa individëve të caktuar që shkruajnë në emër të Lëvizjes Besa-Zhelinë” ka shkruar Fatmir Izairi ne profilin e tij, duke i reaguar Levizjes BESA ne kete komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat