Në një intervistë për Art Channel, Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti ka vlerësuar se zgjidhja e ngërçit politik në Maqedoni nuk do të jetë afër. Në këtë, sipas tij, ndikojnë edhe veprimet e presidentit Ivanov, i cili nuk do ta tërheq vendimin e tij.
Zgjidhja nuk do të jetë e afërt, ku hendeku i krijuar dhe kriza prej vitit në vit në Maqedoni do të krijojë rezultate shumë të rënda – ka vlerësuar njohësi i mirë i rrethanave në rajon Naim Rashiti – Drejtori Ekzekutiv i grupit për Ballkanin. Ai është i mendimit se presidenti Ivanov nuk do ta tërheq vendimin.
Sipas Rashitit, presidenti Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë arritur të bindin askënd se Deklarata e partive shqiptare kanë qëllime të këqia.