Ziberi: BDI dhe Ahmeti çdoherë janë pjesë e problemit

Maqedonia

Ziberi: BDI dhe Ahmeti çdoherë janë pjesë e problemit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:30
Ish deputeti Naser Ziberi

Ish deputeti Naser Ziberi në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, tha se partitë shqiptare në mënyrë të gabuar dhe në kohë të gabuar e nënshkruan dhe prezantuan Deklaratën e përbashkët dhe me këtë sipas tij, i kanë dhënë alibi presidentit Gjorge Ivanov dhe OBRM-PDUKM-së të kapen për kashte për të shpëtuar nga kushtet që gjenden në Deklaratë.

Në pyetjen se kriza politike a mund të shndërrohet në etnike Ziber tha se një gjë e tillë është e mundshme.

“Po, definitivisht mendos se establishmenti politike luan lojë të rrezikshme, të shfrytëzojë konflikt ndëretnik për të mbuluar rezultatin e tyre politik. Duke menduar se ajo do t’i amnestojë nga veprat e bëra”, u shpreh Ziberi.

Ndërsa sa i përket Ali Ahmetit, Ziberi tha ai luan në dy anët.

“Mendoj se BDI-ja dhe Ali Ahmeti çdoherë janë pjesë e problemit. Nuk mund të ndahen nga struktura e cila krijon probleme dhe mendoj se me deklaratat e tyre vetëm krijojnë konfuzitet dha japin shpresë për ata që janë jashtë shumicës parlametare të bëjnë presion edhe më tej me protestat dhe me këtë atmosferë të arrihet ndonjë qëllim”, përfundoi Ziberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat