Gruevski: Qeveria e cila zbaton Deklaratë të Tiranës, nuk mund të jetë reformuese

Maqedonia

Gruevski: Qeveria e cila zbaton Deklaratë të Tiranës, nuk mund të jetë reformuese

Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:32
Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në profilin e tij në Facebook shkruan se një qeveria e cila zbaton dhe realizon Deklaratë nga Tirana nuk mund të jetë qeveri reformuese, por anti-shtetërore. Sipas tij, fakti që LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata e shqiptarëve edhe me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, tregon se çështja është serioze.

“Fakti që edhe me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësia, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikjes nga rastet ku ata janë të dyshuar”, shkruan mes tjerash Gruevski.

Ai në fund ka paraqitur qëndrimin e tij për zgjedhje të reja parlamentare. Të cilat sipas tij, paraqesin zgjidhje të sigurtë për dalje nga kriza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat