Sezonin e ri Liqeni i Dojranit do e pres me plazh të ri

Maqedonia

Sezonin e ri Liqeni i Dojranit do e pres me plazh të ri

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:17
Liqeni i Dojranit

Plazhi i egër në Nikoliq i cili vlerësohet si një nga bukuritë më të mëdha të bregut të Dojranit këtë vit do të jetë në dispozicion pë të gjithë turistët.

Ndërtimet tashmë kanë filluar, ndërsa mekanizmi ndërtimor po punon intenzivisht për përgatitjen e terrenit, i paraparë për plizhin e ri, i cili sipas paralajmërimeve duhet të jetë gati në fillim të verës.

Plazhi ka gjatësi prej 100 metrave, ndërsa shtrihet në lindje të fshatit Nikoliq dhe përfundon në afërsi të kufirit me Greqinë. Projekti për rregullimin e këtij plazhi kushtoi 6 milionë e 300 mijë denarë, ndërsa Komuna e Dojranit e realizon përmes Qendrës për zhvillim të rajonit juglindor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat