Vdekja e 4-vjeçarit nga qentë, helmim masiv i kafshëve të rrugës nëpër Maqedoni

Maqedonia

Vdekja e 4-vjeçarit nga qentë, helmim masiv i kafshëve të rrugës nëpër Maqedoni

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:29
Qente ne rruge

Pas tragjedisë në Kërçovë, ku 4-vjeçari humbi jetën pas kafshimit nga qentë, Shoqata për Mbrojtje të kafshëve paralajmëroi se ka filluar helmimi masiv i qenve në gjithë Maqedoninë.

“Ne si shoqata për mbrojtje të kafshëve shprehim shqetësim të madh që pas fatkeqësisë së katërvjeçarit, qytetarët masovikisht paralajmërojnë helmim dhe mbytje të kafshëve pa pronarë. Helmimi bëhet në disa qytete dhe fshatra, që do të thotë se bëhet në mënyrë të sinkronizuar dhe të harmonizuar nga institucionet. Sot deri te ne ka arriur një inçizim, ku shihen dy persona duke hedhur helm për të mbytur kafshët e vogla. E dimë se pas kësaj qëndron plan dhe organizim dhe dyshojmë te komunat”, thuhet mes tjerash në kumtesën e shoqatës për mbrojtjen e kafshëve.

Nga kjo shoqatë apelojnë të mos keqpërdoren tragjeditë personale për të mbytur kafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat