Todorov: Vazhdon cikli i investimeve në pajisjet e reja medicinale

Maqedonia

Todorov: Vazhdon cikli i investimeve në pajisjet e reja medicinale

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:34
Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov

Ministria e Shëndetësisë ka filluar me procedurën për thirrje publike për pajisjet e reja në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë, me vlerë të përgjithshme prej 150 milionë denarë, gjegjësisht 2,4 milionë euro, informoi sot një konferencë për shtyp, ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Bëhet fjalë për pajisje bashkëkohore, si dhe inventar medicinal dhe jomedicinal për objektin. Me këtë vazhdon ralizimi i ciklit më të madh investues në pajisjet e reja medicinale për objektet e shëndetit publik në gjithë shtetin me vlerë të përgjithshme prej 33 milionë euro”, deklaroi Todorov.

Gjatë kësaj konference Nikolla Todorov paralajmëroi edhe për projekte tjera dhe investime të mëdha në shëndetësinë e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat