Ndryshon rregullorja për regjistrimin e makinave në Maqedoni

Maqedonia

Ndryshon rregullorja për regjistrimin e makinave në Maqedoni

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:53
Ilustrim

Rregullorja e re e cila zbatohet prej fillimit të këtij viti, parasheh që pronari i makinës me të cilën ka shkaktuar dëm të paguajë shtesë, derisa të mbulohet dëmi i shkaktuar. Me këtë rregullore problem më të madh kanë kompanitë të cilant nën posedim të tyre kanë më shumë se gjashtë makina.

Përderisa këto kompani bëjnë aksidente dhe shkaktojnë dëme, për gjitha makinat tjera që posedon kompania ju shtrenjtohet sigurimi dhe duhet të paguajë 200% më shumë nga çmimi i zakonshëm.

Për momentin në Maqedoni ka 3200 persona juridik të cilat kanë në posedim më shumë se gjashtë makina. Por me ndryshimet në rregullore, dënim për dëme të shkaktuara deri në 200% do të paguajnë 50 firma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat