Erler: Është shqetësuese situata me protestat në Maqedoni

Maqedonia

Erler: Është shqetësuese situata me protestat në Maqedoni

Më: 26 mars 2017 Në ora: 18:14
Deputeti i Bundestagut dhe presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore, Gernot Erler

Deputeti i Bundestagut dhe presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore, Gernot Erler në intervistë me "Deutsche Welle" flet mbi zhvillimet në Ballkan dhe rrezikun e përpjekjeve për të krijuar tensione etnike në Maqedoni.

Deputeti socialdemokrat gjerman, i ngarkuar i qeverisë gjermane për Rusinë dhe president i Shoqatës së Europës Juglindore në Gjermani, shprehet mbi situatën në Ballkan dhe humbjen e durimit për t’u bërë një ditë pjesë e familjes europiane.Erler shprehet i shqetësuar për gjendjen kaotike në Maqedoni, pasi kishte shpresuar, që me zgjedhjet të arrihej edhe stabilizimi i gjendjes.

 Ai nuk i kursen kritikat ndaj qëndrimit të presidentit Ivanov. "Tani përjetojmë që presidenti Ivanov refuzon dhënien e mandatit, megjithëse opozita është në gjendje të krijojë mazhorancën. Kjo është një krizë e rëndë shtetërore dhe kushtetuese dhe nuk mjaftojnë më përpjekjet bilaterale. 

Prandaj jam i gëzuar që Federica Mogherini si përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme është shprehur qartë në adresë të presidentit, së fundmi edhe vizita e eurokomisionerit, Johannes Hahn, edhe këtu kishim një rast unikal, që presidenti refuzon ta presë, kjo sigurisht që regjistrohet, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera europiane."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat