17 vjeçarja nga Maqedonia humbi jetën në një aksident të rëndë në Australi

Maqedonia

17 vjeçarja nga Maqedonia humbi jetën në një aksident të rëndë në Australi

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:17
17 vjeçarja T.J

17 vjeçarja T.J me prejardhje nga Prilep së bashku me të dashurin e saj XH.S kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë komunikacioni në afërsi të Port Botani, në Sidney. Pas aksidentit T.J është dërguar në spital, por mjekët nuk mundën të bëjnë asgjë për shpëtimin e saj.

I dashuri i saj, duke drejtuar makinën BMW goditi shtyllën, pas çka vetura është rrokullisur dhe djegur. Policia po heton arsyet për këtë aksident, ndërsa ata që e kanë parë aksidentin thonë se vetura lëvizte me shpejtësi prej 100km/h.

Familja J. nga Prilepi para tre viteve u shpërngulën në Australi duke kërkuar jetë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat