Besa: Do të dalim me kandidatin tonë për kryetar Kuvendi

Maqedonia

Besa: Do të dalim me kandidatin tonë për kryetar Kuvendi

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:18
Lëvizjes Besa

Kuvendi i Maqedonisë akoma nuk ka caktuar një datë për vazhdimin e seancës plenare ku do të zgjidhej kryetari i Parlamentit të ri të vendit. Derisa pritet vazhdimi i seancës, emri i vetëm i përfolur si kandidat i mundshëm për postin e kryeparlamentarit është deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, edhe atë i plasuar vetëm nga BDI.

Lëvizja Besa mbetet në qëndrimin se do të propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani thotë kryesia qendrore e kësaj partie nuk ka marrë ndonjë vendim për mbështetje të kandidatit të propozuar nga BDI.

“Vendimi i fundit i kryesisë qëndrore të Lëvizjes Besa, është që ne të kemi kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për të mbështetur Talat Xhaferin për kryetar të parlamentit. Ky vendim do të mbetet në fuqi deri sa kjo kryesi nuk merr ndonjë vendim tjetër”, tha Orhan Murtezani për Shanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat