Zaev: E ftoj Ivanovin në duel që t’i sqarojmë punët para popullit

Maqedonia

Zaev: E ftoj Ivanovin në duel që t’i sqarojmë punët para popullit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:43
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka marrë pjesë në edicionin e lajmeve në Kanal 5 ku ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai tha se refuzimi nga ana e Gjorge Ivanov për të ndarë mandatin për formimin e qeverisë së re, është gabim i madh që e thelloi krizën edhe më shumë, ndërsa sipas tij, po bëhen keqpërdorime me Deklaratën e partive shqiptare.

“Qëndrimi është i qartë, kjo është goditje mbi shtetin të ndalohet formimi i qeverisë, por duam në rrugë të qeta t’i lëvizim punët. Ekziston premtin i partive shqiptare, i saktësuar në Deklaratë për të negociuar për formimin e qeverisë së re. Ajo ishte paraqitur para Gruevskit, ndërsa tani edhe para LSDM-së. Ne paraqitëm programin e qeverisë dhe tani nuk ka deklarata dhe programe politike. Si do të ishte nëse unë thoja që Gruevski është në një qeveri të Tiranës, nuk do të ishte e drejtë. Për këtë arsye e ftoj në duel Ivanovin t’i sqarojmë punët para popullit”, deklaroi Zaev.

Ndërsa sa i përket kryetarit të ri të Kuvendit, Zaev tha se është me rëndësi të jetë person me kapacitet, integritet dhe përvojë. Ai gjithashtu tha se ka dëshirë që me partnerët e tij të ketë qëndrime të pajtueshme në lidhje me kryetarin e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat