Ditë e vështirë për Talatin, a do të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë?

Maqedonia

Ditë e vështirë për Talatin, a do të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë?

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:54
Sot pritet të zgjidhet kreu i Kuvendit, ku për këtë post është propozuar Talat Xhaferi nga BDI

Sot do të jetë një ditë e vështirë në Kuvend, pas thirrjes së seancës ku pritet të zgjidhet kreu i Kuvendit tanimë për këtë post i propozuar Talat Xhaferi nga BDI.

Njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, sot nga sheshi “Maqedonia” theksoi se nuk mund të zgjidhet për kryetar të Kuvendit një person që nuk distancohet nga Deklarata e Tiranës dhe nuk e dënon atë.

Ai nuk shpjegoi se në cilën mënyrë do të ndalojnë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, por theksoi se deri tani protestat e tyre kanë dhënë rezultat dhe sipas tij, po ndjehet presioni i madh i popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat