Prezantohet propozim-protokolli për përparim social në Maqedoni

Maqedonia

Prezantohet propozim-protokolli për përparim social në Maqedoni

Më: 27 mars 2017 Në ora: 08:46
Ilustrim

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të prezantojë sot një propozim-protokoll për përparim social.

Protokolli, sipas LSM-së paraqet dokument-platformë kyçe për sigurimin e përparimit social në Maqedoni dhe është me rëndësi themelore për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve.

Dokumenti është përpiluar në kuadër të projektit ”Përparimi i dialogut social”, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata ndërkombëtare e punës (ONP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat