Shqyrtohen tre skenare të mundshme ekonomike për Maqedoninë

Maqedonia

Shqyrtohen tre skenare të mundshme ekonomike për Maqedoninë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:59
Ilustrim

Trendet ekonomike në Maqedoni tregojnë pasoja të mëtejshme negative nga kriza politike ndaj ekonomisë, vlerësojnë nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika “Finance Think”.

Ata shqyrtojnë tre skenarë të mundshëm për trendet e ekonomisë në periudhën e ardhshme, varësisht nga zhvillimi i krizës, gjegjësisht nga shpejtësia e krijimit të qeverisë. Skenari i parë bazohet në mundësinë e arritjes së kompromisit rreth formimit të qeverisë së re mes partive politike, që edhe më tej duket të jetë e vështirë. “Në situatë të formimit të qeverisë nga cilado parti, pasiguria do të vazhdojë për shkak të jostabilitetit të po kësaj qeverie. Kjo do të shkaktojë deri në masë të caktuar pasiguri të mëtejshme dhe pasiguri te sektori privat si dhe heshtje të vazhdueshme tek kompanitë në planifikimin e investimeve dhe zhvillimin e aktiviteteve aktuale dhe të ardhshme”, parashikon Instituti, i cili më tej shton se efektet negative ndaj ekonomisë pak mund të lirohen, sepse kjo do të mund të sjellë politikë më aktive fiskale dhe të nisin reforma të caktuara strukturore, si dhe planet e investimeve të investitorët e huaj mund të lëvizin në kahje pozitive.

“Në këtë situatë, projektimi i rritjes së PBB-së në vitin 2017 është 3,1 për qind, ndërsa në vitin 2018, 3,6 për qind”, thuhet në analizë. Skenari i dytë parasheh formimi i qeverisë të shtyhet të paktën deri në vjeshtë 2017, apo qeveria të formohet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, që nënkupton vazhdim dhe fuqizim i pasigurisë në biznes dhe ambientin institucional. “Përmbajtja në sektorin privat rreth vendimeve për investim dhe konsumim do të rritet, kreditimi do të ngadalësohet, ndërsa edhe planifikimi i vendeve të reja të punës do të shtyhet”, thuhet në analizë, kurse dhe në këtë rast efektet në rritje do të jenë dukshëm më negative dhe parashikimi është se PBB do të shënojë rënie deri në 2,3 për qind, ndërsa ndikimet e mundshme pozitive nga vendimi politik në vjeshtë të vitit 2017 do të vëreheshin që nga gjysma e parë e vitit 2018.

Skenari i tretë parasheh partitë politike nën presion nga ana e komunitetit ndërkombëtarë, të arrijnë zgjidhje deri në fund të marsit 2017 me formimin e një qeverie të qëndrueshme. “Në këtë rast mundësia për stabilizimin e ekonomisë dhe heqja e pasigurisë në ambientin e biznesit kah mesi i vitit 2017 do të jetë e madhe”, thuhet në analizë, me çka ndikimet pozitive do të vëreheshin që nga tremujori i tretë i këtij viti. Në këtë skenar, sipas “Finance Think” PBB për vitin 2017 do të ishte prej 3,1 deri në 3,5 për qdin, ndërsa për vitin 2018 do të arrinte deri në 4 për qind. Ndryshe, për pasojat negative nga kriza politike ndaj ekonomisë, sipas “Finance Think”, indikator i parë është rritja e ngadalshme e PBB prej 3,9 për qind në vitin 2015 në 2,4 për qind në vitin 2016. E dyta, investimi bruto ka regjistruar rënie të vazhdueshme, ndërsa ritja e kreditimit u bë negative në katër tremujorët e fundit. E treta, volumi i prodhimit industriale vitin e kaluar u zvogëlua për 1,5 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, thuhet në analizë, me çka shtohet se mbështetës i vetëm i ekonomisë për momentin është ndërtimtaria, që kryesisht është si pasojë aktiviteteve të ndërtimit, me rritje prej 18,5 për qind në vitin 2016. Nga ana tjetër, siç theksohet në analizë, investimet bruto vitin e kaluar kanë shënuar rënie prej 4,3 për qind. “Kjo ulje kryesisht është një reflektim i pasigurisë në sektorin privat – vendor dhe të jashtëm, në aspektin e investimeve, që është pasojë e drejtpërdrejtë nga kriza politike e zgjatur në vend”, vlerësojnë nga “Finance Think”.

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror statistikor për prodhimin bruto të brendshëm, rritja e ngadalshme rrjedh nga disa komponentë nga ana e prodhimit : industria e minierave (rënie prej 1 për qind), industria përpunuese (rënie prej 2 për qind) dhe tregtia me pasuri të patundshme (rënie prej 1 për qind), në krahasim me vitin 2015. Këto tre degë marrin pjesë me më shumë se një e treta, gjegjësisht me 34 për qind në PBB, dhe tendencat në to mund të kenë ndikim të rëndësishëm ndajë trendit të ekonomisë. Vjet prodhimi industrial ishe më i ulët për 1,5 për qind krahasuar me vitin 2015, më shumë për shkak të prodhimit të produkteve të rafinuara të naftës dhe prodhimi i metaleve shënon (rënie prej 23 për qind), produktet jo-metalike dhe prodhimi i mobiljeve (rënie prej 17 për qind), letrës dhe rrobave (prej 14 për qind). Nga Instituti gjithashtu apelojnë për vlerësimet e agjencive kreditore “Fiç” (e cila e zbriti normën e kreditimit të Maqedonisë prej BB+ në BB), si dhe “Standard dhe purs” (e cila e ruajti normën), por të dyja në vlerësimet e tyre apelojnë ndër të tjera në zgjatjen e krizës politike dhe pasigurisë politike, shkrujnë mediat shqiptar në Maqedoni.

“Këto vlerësime pengojnë përmirësimin e imazhit të vendit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rritjen e premive të rrezikut, që do të reflektojë në rritjen e normave të interesit në huamarrjet e ardhshme të qeverisë në tregjet financiare ndërkombëtare që mund të sjellë rritje të presionit në deficitin fiskal, normat e interesit të bonove të brendshme dhe të borxhit të jashtëm publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat