Zgjedhja e kryeparlamentarit: Ja qëndrimi i Zaevit për Xhaferin e BDI-së

Maqedonia

Zgjedhja e kryeparlamentarit: Ja qëndrimi i Zaevit për Xhaferin e BDI-së

Më: 27 mars 2017 Në ora: 10:08
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev

Për Talat Xhaferin, kandidatin e BDI-së për kryetar Parlamenti, lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka thënë se është njëri nga kandidatët më serioz që posedon më shumë përvojë.

“Për mua me rëndësi është gjithë partnerët potencial të besojmë në përzgjedhjen që do bëjmë. E nevojshme është që kryetari i Parlamentit të jetë njeri me kapacitet që ka përvojë dhe të ketë njohuri për pozicionin e ardhshëm, pasi demokracia nënkupton tolerancë dhe mirëkuptim”, thekson Zaev.

Zaev, madje beson se nesër do të zgjidhet kryetar i Parlamentit dhe ka ftuar VMRO-në të mos taktizojë se do të votohet vetëm për Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

“Nëse nuk zgjidhet nesër do të ketë seancë pasnesër, kjo është demokracia. Nëse duhet të zgjas seanca gjithë natën le të zgjas…”, ka thënë Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat