Arrestimi i Edmod Temelkos, kryetar i Pustecit, ishte i ligjshëm

Maqedonia

Arrestimi i Edmod Temelkos, kryetar i Pustecit, ishte i ligjshëm

Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:09
Edmond Temelko

Këshilli penal në Gjykatën e lartë të Maqedonisë ka vlerësuar se arrestimi i kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko, më 12 shkurt të vitit të kaluar, me kërkesë të PSP-së, ka qenë i ligjshëm.

Ky lajm bëhet i ditur nga portali SDM, të cilët thonë se ky vlerësim do të nënshkruhet dhe publikohet në ditët në vijim. Temelko është njëri nga të dyshuarit kryesorë të lëndës hetimore të parë të PSP-së, ”Titanik”, ndërkaq ka të bëjë me dyshimet për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat