Institucionet publike në Maqedoni nuk kanë krijuar mundësi qasjeje për personat me nevoja të veçanta

Maqedonia

Institucionet publike në Maqedoni nuk kanë krijuar mundësi qasjeje për personat me nevoja të veçanta

Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Nga 77 institucione publike në Maqedoni, 20 prej tyre nuk kanë krijuar qasje, më së paku në katin e parë, të personave me nevoja të veçanta. 64 institucione nuk kanë krijuar qasje deri në katin e dytë për këta presona.

Kjo bëhet e ditur nga të dhënat analitike hulumtuese në kuadër të projektit ”Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë ndaj personave me nevoja të veçanta në Maqedoni”.

Projekti zbatohet nga Fondacioni për zhvillim ekonomik PREDA Plus dhe Shoqata për studentë dhe të rinjë me nevoja të veçanta. Këto shoqata bëjnë thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim në drejtim të përmirësimit të situatës për t’u ofruar kushte personave me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat