Boshkoski mbështet Zaevin për mandatar

Maqedonia

Boshkoski mbështet Zaevin për mandatar

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:06
Ljube Boshkoski

Kryesia e partisë ”Të bashkuar për Maqedoni” (TBM) të udhëhequr nga ish-ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në qytetin e Velesit.

Kjo parti kërkon dalje nga kriza politike përmes pranimit të shumicës së qytetarëve që të formohet një qeveri reformuese nga mandatari që ka siguruar 67 nënshkrime deputetësh.

TBM-ja, siç thuhet në njoftimin e tyre, me ideologji të qartë OBRM-je i thërret të gjithë simpatizantët e OBRM–së që me mirëkuptim dhe seriozitet ndaj situatës, të mbështetin proceset demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat