Mitrevski: Ka elemente për rritje të rrogave

Maqedonia

Mitrevski: Ka elemente për rritje të rrogave

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:18
Zhivko Mitrevski në promovimin e sotëm të Propozim-protokollit për përparim social.

Rritja e rrogës minimale, kurse me këtë edhe rritja e rrogave në Maqedoni, si dhe rritje e kohëzgjatjes së marrëveshjeve për punësim në kohë të caktuar nga të tanishmet pesë, në dy ose tre vite, janë pjesë e punëve ku do të përqendrohet Propozim-protokolli për përparim social, i përgatitur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

‘Rrogat janë një nga segmentet më të rëndësishme, duke marrë parasysh faktin se analizat tona treguan se gati 60% nga të punësuarit marrin deri 20 mijë denarë, vetëm 3.2% marrin rrogë mbi 30 mijë denarë, kurse mbi 40% janë me rrogë prej 12 mijë deri 15 mijë denarë rrogë. Përcaktimi themelor është ta hapim procesin e rritjes së rrogave në Maqedoni’, deklaroi Zhivko Mitrevski në promovimin e sotëm të Propozim-protokollit për përparim social.

Sipas LSM, duhet të përforcohet edhe siguria e vendeve të punës, respektivisht marrëveshjet në kohë të caktuar, të cilat tani lidhen në kohëzgjatje prej pesë viteve, të jenë maksimum dy deri tre vite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat