Zoran Ivanov emërohet shef i ri i Agjencisë së Kundërzbulimit

Maqedonia

Zoran Ivanov emërohet shef i ri i Agjencisë së Kundërzbulimit

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:00
Agjencia e Kundërzbulimit

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka emëruar shef të ri të Agjencisë për kundërzbulim, në vend të drejtorit të deritanishëm, Naqe Çulev, mandati i të cilit ka tejkaluar.

Në vend të Çulev është emëruar Zoran Ivanov që deri tani e ka kryer funksionin e shefit të kundërzbulimit ushtarak në kuadër të shërbimit për kundërzbulim dhe siguri ushtarake.

Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat