PLT: Turqit janë lënë pas dore në të gjitha sferat

Maqedonia

PLT: Turqit janë lënë pas dore në të gjitha sferat

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:14
PLT

Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) përmes një komunikate kanë kritikuar OBRM-PDUKM dhe qasjen destruktive ndaj komuniteteve të vogla etnike, gjegjësisht ndaj komunitetit turk.

“I njëjti imazh i trishtuar përsëritet për komunitetin turk. Për fat të keq, qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM kishte standarde të dyfishta kur është fjala për qytetarët nga komuniteti turk në Maqedoni. Në të gjitha segmentet e shoqërisë, turqit janë injoruar, izoluar dhe harruar.

Numri i turqve të cilët janë të punësuar në administratën shtetërore është ende larg nga ajo e kënaqshmja, gjegjësisht nuk është arritur as gjysma e numrit optimal. Qeveria nën dirigjimit të OBRM-PDUKM-së e ka anashkaluar Teatrin turk dhe e ka lënë pa ndërtesë dhe pa kushte. Nga mediat deri te kultura, nga arsimi deri te shëndeti në të gjitha fushat turqit janë lënë pas dore’, thonë ndër të tjera nga PLT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat