Shekerinska: E kanë vështirë ta pranojnë disfatën, por do të mësohen vitet e ardhshme në opozitë

Maqedonia

Shekerinska: E kanë vështirë ta pranojnë disfatën, por do të mësohen vitet e ardhshme në opozitë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:29
Deputetja e LSDM-së Rdmilla Shekerinska

Trajko Veljanovski e ka vështirë ta lëshojë karrigen që e mban në mënyrë të paligjshme, njëjtë si dhe Emil Dimitrievski. Vështirë e ka edhe Nikolla Gruevski, prandaj duke shkuar në Maltë kërkon që ambasadorë ta presin nëpër aeroporte në Stamboll.

Kështu, reagoi deputetja e LSDM-së Rdmilla Shekerinska, duke reaguar ndaj morisë së replikave dhe kundërreplikave që mes vete po i zhvillojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së në vazhdimin e mbledhjes konstitutive në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë.

“Dhjetë vite u mësuan të jenë zot dhe tash e kanë vështirë si xhentëlmenë ta pranojnë disfatën. Tani ju dhanë juve rolin që të turpëroheni në mënyrë që disa veta t’i shpëtojnë drejtësisë për shkak të krimeve të tyre milionëshe”, tha Shekerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat