Dita Ndërkombëtare e Teatrit, asnjë shfaqje nga teatrot shqiptare

Maqedonia

Dita Ndërkombëtare e Teatrit, asnjë shfaqje nga teatrot shqiptare

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

Në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, aktorët shqiptar vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të mjeteve financiare, kushteve elementare dhe objekte të përshtatshme për realizimin e projekteve.

“Është dita ndërkombëtare e teatrit dhe nuk kemi shfaqe për t’i ofruar publikut dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është investuar asnjë cent në Teatrin e Kumanovës, në rast kur bie shi , atëherë depërton shiu edhe në skenë.” ,shprehet aktori Musa Isufi.

Situatë e njejtë ndodh edhe në Shkup e Tetovë , objektet e teatrove të këtyre qyteteve po ndërtohen me ritëm të ngadaltë.
“Pjesa organizative në kuadër të gjithë kësaj shpërndarje që ne jemi, duke pasur shfaqe apo repertor të shfaqjeve tona në Teatrin e Komedisë, në Teatrin e Fëmijëve ,në Teatrin Popullor Maqedonas kjo jo pak vështirësi na hap.” ,deklaroi Adem Karaga, drejtor i Tetarit Shqiptar Shkup.
Kurse, nga Ministria e Kulturës, Sekretari Shtetëror, Behuxhudin Shehapi, deklaroi se punimet në Teatrin e Shkupit dhe atij në Tetovë do të përfundojnë në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat