Halili merr pjesë në konferencën e ministrave në Berlin

Maqedonia

Halili merr pjesë në konferencën e ministrave në Berlin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 19:50
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili, në Berlin në Konferencën e ministrave me temë ‘Ekonomitë përfshirëse dhe të qëndrueshme

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili, ka marrë pjesë në Berlin në Konferencën e ministrave me temë ‘Ekonomitë përfshirëse dhe të qëndrueshme. Fuqizimi i objektivave për zhvillim të qëndrueshë’.

Në këtë Konferencë, ku marrin pjesë rreth 350 liderë qeveritarë, përfaqësues të sektorit privat, shoqërisë civile, partnerët e zhvillimit, si dhe pjesëmarrës tjerë ku diskutohet rreth investimeve të gjelbërta, rritjes përfshirëse, si dhe politikbërjes në praktikë.

Halili është inkuadruar në mënyrë aktive në debatet rreth proceseve transformuese për sfidat dhe progresin e realizimit të këtyre objektivave, si dhe në lidhje me atë se çka është e nevojshme deri në aftësim të ekonomive përfshirëse që kanë rol në realizim të qëllimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat