Talat Xhaferi flet për kandidimin e tij si kryeparlamentar i Maqedonisë

Maqedonia

Talat Xhaferi flet për kandidimin e tij si kryeparlamentar i Maqedonisë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:39
Talat Xhaferi

Talat Xhaferi, shqiptari i parë që pritet të bëhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ka dhënë një intervistë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ku ka thënë që përpos partive shqiptare, veç Lëvizjes BESA, as VMRO-DPMNE-ja s’ka arsye për ta kundërshtuar kandidaturën e tij për kryeparlamentar, pasi në bashkëpunimin në qeverinë e kaluar që kishte BDI-ja me VMRO-DPMNE-, Xhaferi ishte ministër.

“Një nga funksionet kyçe për herë të parë është rënë dakord që të jetë një shqiptar. Unë jam i nominuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ndërsa Lëvizja Besa tash për tash është deklaruar që të mos më mbështet. Por, as VMRNO-DPMNE-ja nuk ka argument për të më refuzuar mua si kryeparlamentar të Maqedonisë”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka treguar edhe se kur pritet që të konkretizohet dhe të formalizohet pozicioni i tij i ri.

“Proceduarat janë të rregulluar me rregulloren e Parlamentit të Maqedonisë dhe sipas këtyre proceduarave mund të zgjatet, por shpresoj se do të realizohet shpejt”.

“Nesër në orën 12:00 mbahet seanca e radhës dhe në rend ditë është zgjedhja e kryeparlamentarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat