Xhelal Neziri: VMRO-DPMNE do të vazhdojë bllokadën ndaj institucioneve

Maqedonia

Xhelal Neziri: VMRO-DPMNE do të vazhdojë bllokadën ndaj institucioneve

Më: 28 mars 2017 Në ora: 08:00
Analisti politik, Xhelal Neziri

Analisti politik, Xhelal Neziri, duke folur për situatën aktuale në Kuvend, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së po sillen në mënyrë destruktive ndaj seancës konstituive në Kuvend pasi nuk bëhet fjalë për miratimin e ndonjë platforme apo ligji, por bëhet fjalë për zgjedhjen e një komisioni i cili do të zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit.

Sipas Nezirit, kjo që e bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së është një tregues se përveç në rrugë, partia e Gruevskit do të vazhdojë të bëjë bllokadë edhe brenda institucioneve, dhe kjo do të vështirësojë edhe më shumë zgjidhjen e krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat