Edhe në muajin shkurt deficiti buxhetor i Maqedonisë është i lartë

Maqedonia

Edhe në muajin shkurt deficiti buxhetor i Maqedonisë është i lartë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Qeveria ka harxhuar më shumë se sa që ka mbledhur para në buxhetin e shtetit në muajin shkurt të këtij viti. Në muajin e dytë, qeveria ka bërë një deficit buxhetor prej 25 milionë euro.

Në janar, deficiti ishte 35 milionë euro. Gjithsej për të dy muajt, deficiti është 60 milionë euro, që është 20% nga minusi i lejuar, respektivisht më shumë se sa e zakonshmja.

Nga donacionet dhe pagesat e ndryshme, shteti mblodhi 216 milionë euro, kurse harxhoi 241 milionë euro. Harxhimet kapitale në shkurt arritën afër 26 miionë euro, që është 10% e planit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat