Projekt për edukimin medial të qytetarëve në Maqedoni

Maqedonia

Projekt për edukimin medial të qytetarëve në Maqedoni

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Shoqata për zhvillim të sipërmarrësisë dhe turizmit – Koncept Plus, ka filluar me realizimin e projektit ”Forcimi i aktivizmit qytetar përmes edukimit medial”.

Sipas AIM-së, projekti do të realizohet në Strumicë, Ohër, Gjevgjeli, Koçan, Gostivar dhe Shtip. Organizatori bën të ditur se qëllimi i projektit është nxitja e aktivizmit qytetar në mjediset më të vogla në Maqedoni përmes edukimit medial.

Qytetarët do të njihen me atë se çfarë janë mediat, si krijohet një lajm, si të dallohet një reklamë, lajm dhe manipulim, si të njihet propaganda politike ose një lloj tjetër i propagandës, etj.

Projekti në fjalë mbështetet nga Civica Mobilitas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat