Pak persona me nevoja të veçanta punësohen në Maqedoni

Maqedonia

Pak persona me nevoja të veçanta punësohen në Maqedoni

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Edhe më tej, numri i kompanive që punësojnë persona me nevoja të veçanta është i vogël. Kështu thonë të dhënat me të cilat disponon ekipi i projektit ”Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë ndaj personave me nevoja të veçanta në Maqedoni”.

Sipas AIM-së, projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian, kurse zbatohet nga Fondacioni për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm PREDA Plus, në bashkëpunim me Shoqatën e studentëe dhe të rinjve me nevoja të veçanta.

Sipas organizatorëve, edhe pse janë sjellë një varg masash pozitive për punësimin e këtyre personave të kësaj kategorie. Në kuadër të projektit janë hapur katër infoqendra, dy në Shkup dhe nga një në Veles dhe Kavadar, me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Zyrat do të shërbejnë për takime këshillimore dhe informative për personat me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat