VMRO-DPMNE:Krimineli i abolicionuar Zoran Zaev trembet nga burgu

Maqedonia

VMRO-DPMNE:Krimineli i abolicionuar Zoran Zaev trembet nga burgu

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:37
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE ka reaguar edhe sot duke thënë se për çdo ditë po dalin fakte dhe argument se Platforma e Tiranës është vepër e Edi Ramës dhe se e njëjta ka për qëllim të fus Maqedoninë në krizë edhe më të thellë dhe ta ridefinoj sipas vizioneve të lojtarëve sorosoid në Ballkan.

“Krimineli i abonuar Zoran Zaev është vetëm një njeri i shantazhuar, i cili i frikësohet burgut për të gjitha krimet që ka bërë. Ai është i gatshëm të pranoj të gjitha kërkesat që janë në kundërshtim me interesat më të larta të shtetit dhe nacionale”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Ata kanë shtuar se shumica  e qytetarëve nuk kanë votuar për Platformë nga Tirana as për dygjuhësi, debate për himnin, flamurin as për uniforma të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat