BPRM mundësoi pagesa tejkufitare në euro

Maqedonia

BPRM mundësoi pagesa tejkufitare në euro

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Bankat afariste në Maqedoni që kanë leje për punë me qarkullim pagesor me vendet jashtë kufirit dhe llogari në euro në Sistemin pagesor interbankar të Maqedonisë (SPIM) të Bankës popullore, do të kenë mundësi për pagesa tejkufitare në euro për klientët e tyre (persona juridik dhe fizik) përmes sistemit pagesor më të shpejtë dhe më të sigurt në Evropë-Target2.

‘Sistemi për pagesa tejkufitare në euro, përmes lidhjes së SPIM me sistemin pagesor TARGET, filloi të punojë nga fillimi i vitit 2017. Për këtë qëllim kryehet sendërtimi i SPIM për kryerje të pagesave në euro dhe u krijua lidhje me sistemin pagesor TARGET2, përmes bankës qendrore të Italisë, me çka SPIM u rrit në sistem pagesor me dy valuta për pagesa në denarë dhe në euro’, thekson BPRM-ja.

Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është që më shpejt dhe më sigurt të kryhen pagesat tejkufitare në euro dhe të zvogëlohen shpenzimet për ta, prej çka ekonomia më e gjërë do të kishte përfitime, duke i përfshirë kompanitë dhe amvisëritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat