Zbulohet raporti i policisë që e “varros” Talat Xhaferin!

Maqedonia

Zbulohet raporti i policisë që e “varros” Talat Xhaferin!

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:28
Talat Xhaferi

Në një pres konferencë të mbajtur më 4 qershor të vitit 2006, MPB ka prezantuar padinë ndaj Talat Xhaferit, kundër ish zv/ministrittë mbrojtjes është ngritur kallëzim për kundërvajtje për veprën “nënçmim ose ofendim të personit zyrtar të organit shtetëror ose të institucionit tjetër që kryen autorizime zyrtare, sepse ai më datë 01.06.2008 para shkollës fillore “Forina” në fshatin Forinë-Gostivar, pengonte dhe nënçmonte person të autorizuar zyrtar. Kundër tij SPB në Tetovë ngriti padi penale edhe për veprat penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në kryerje e veprimit zyrtar” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, lidhur me ngjarjen që ndodhi më 29.05.2008, kur pas mbajtjes së një tubimi të partisë BDI, numër i madh i personave mes të cilëve ka qenë edhe i pandehurime kërcënim serioz ndaj jetës dhe sjellje të dhunshme ndaj policisë kërkonin të lirohen tre persona të cilët paraprakisht ishin arrestuar për shkak të veprës penale plaçkitje (një polic mori lëndime trupore)”, pat deklaruar në atë kohë MPB.

Çuditërisht, në vend se të përfundojë karriera e Talat Xhaferit pas këtij rasti vetëm se është avancuar. Ai nuk është i vetmi funksionar i BDI-së që ëshët avancuar në karrierë, pasi paraprakisht është dyshuar për vepra të rënda penale lidhur me zgjedhjet. Për këtë arsye te opinioni shqiptar ekzistojnë dyshime të mëdha se VMRO-DPMNE ka preferuar që të avancojë zyrtarët e BDI-së për të cilët ka pasur “lënda në sirtarë”, sepse ata ka mundur t’i vendosë më lehtë në shërbim të vet.

Ky është një nga shkaqet pse Lëvizja BESA nuk do ta votojë Xhaferin e BDI-së, thonë burime jozyrtare nga kjo Lëvizje.

“Dje i dënuar me burg, sot dëshiron të bëhet Kryetar Kuvendi. Nese kjo është qeveria reformatore e LSDM-së ateherë ne i themi – JO, faleminderit!”, kanë thënë burime jozyrtare nga Lëvizja BESA, duke shtuar se ka kaluar koha kur partitë maqedonase u kanë imponuar shqiptarëve funksionarë për të cilët kanë “dosje në sirtarë”.

Ndryshe, BESA publikisht ka deklaruar se: “Çdoherë ka qenë transparente, kështu menjëherë pasi përfunduan zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, i bëmë të ditura parakushtet themelore me të cilat eventualisht BESA do të fillonte diskutimin për mundësinë e përfshirjes në një qeveri, e ato janë: BESA pranon të bisedoj për qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike dhe afera të tjera që e kanë dëmtuar interesin publik; BESA do të pranonte të jetë pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimi për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranonte të bisedoj për qeverisje vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar. Me këto kërkesa dhe ide BESA fitoi rreth 60 mijë vota në zgjedhje, kështu ne jemi vetëm zëri i atyre njerëzve që na besuan në këtë rrugëtim tonin dhe Platformën tonë politike, kështu që kushtet tona i kanë të qarta të gjitha partitë politike, pasi në vazhdimësi i kemi artikuluar ato para opinionit. Ne ju ngelemi besnik votuesve tanë me të cilët në vazhdimësi jemi në kontakt, e prej ku edhe i ndërtojmë qëndrimet tona bashkërisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat