Artan Grubi dhe Xhevat Ademi avancimin e shqipes e mbrojn duke folur maqedonisht

Maqedonia

Artan Grubi dhe Xhevat Ademi avancimin e shqipes e mbrojn duke folur maqedonisht

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:51
Artan Grubi

Pas deputetit Xhevat Ademi, sot edhe deputeti tjetër i BDI-së Artan Grubi iu drejtua Kuvendit në gjuhën maqedonase. Ditëve të fundit shpeshtohen praktikat e diskutimit të deputetëve të BDI-së në gjuhën maqedonase edhe pse me ligjin në fuqi ata kanë të drejtë të flasin në gjuhën shqipe në Kuvend.

Përderisa nuk e shfrytëzojnë të drejtën që veçmë ju takon me ligj, deputetët e BDI-së gjatë gjithë kohës debatojnë për avancimin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Ndryshe gjatë fjalimit të tij Grubi tha se BDI nuk është për federalizëm të shtetit dhe ndarjen e saj por për ruajtjen karakterit unitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat