PSP-ja fton në biseda informative zyrtarë të VMRO-DPMNE-së në Kriva Pallankë

Maqedonia

PSP-ja fton në biseda informative zyrtarë të VMRO-DPMNE-së në Kriva Pallankë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:54
Prokuroria Publike Speciale

Hetuesit e Prokurorisë Publike Speciale para disa ditëve kanë vazhduar me hetimet rreth dyshimeve të financimit të VMRO-DPMNE-së dhe në biseda informative janë thirrur një numër i madh i funksionarëve partiak të kësaj partie nga Kriva Pallanka.

Në këto biseda informative kanë qenë ftuar drejtorë të ndërmarjeve lokale publike, si dhe anëtarë të partisë të cilët kanë qënë pjesëmarrës në aksionet për financimin joligjor, derisa kanë qenë të punësuar në sektorin privat.Ky hetim është vazhdimësi e hetimeve që kjo prokurori e ka filluar kohë më parë në Ohër.

Sipas asaj që është e njohur deri më tani, pjesëmarrësit në këto financime të paligjshme të partisë, kanë marrë të holla nga Shkupi, pastaj përmes njerëzve të besueshëm kanë kryer pagesat në logarinë bankare të partisë nëpërmjet ekspoziturës së një banke në Kriva Pallankë. Për të gjithë këtë PSP-ja ka siguruar në numër të madh të provave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat