Dimovski pyet Teuta Arifin: Ku shkuan paratë e ujësjellësit të Tetovës? Arifi përgjigjet me fotografi

Maqedonia

Dimovski pyet Teuta Arifin: Ku shkuan paratë e ujësjellësit të Tetovës? Arifi përgjigjet me fotografi

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:57
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilika Dimovski

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilika Dimovski ka adresuar përgjegjësinë për mosndërtimin e ujësjellësit në Tetovë në autoritetet komunale. Ai tha se Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar mjete, por tha se fajin e ka dikush tjetër duke aluduar në Komunën e Tetovës.

“Përse nuk u ndërtua ujësjellësi në Tetovë pyetni dikë tjetër. VMRO ka miratuar mjete për ujësjellësin në Tetovë, autoritetet komunale le të tregojnë përse nuk është bërë. Nuk mund t’ia hidhni fajin VMRO-së”, tha Dimovski,

Por nga ana tjetër sot kryetarja e komunës së Tetovës iu është përgjigjur me një goditje të fort deputetit të VMRO-së duke i treguar vetëm disa fotografi që në të ardhmen deputëetëve t’ju mbyllet goja

“Faza e dytë dhe përfundimtare e ndërtimit dhe vënies në funksion të Sistemit të ri të ujësjellësit është ndërtimi i Filter Stacionit i cili është pranë përfundimit. Bëhet fjalë për një sistem bashkëkohor dhe të digjitalizuar të filtrimit mekanik dhe kimik të ujërave sipërfaqësor, të cilat grumbullohen nga lokaliteti Leshnicë dhe që me përfundimin e tubacionit vitin e kaluar, arrijnë në Filter Stacionin ku bëhet pastrimi i ujit me qëllim që i njëjti të jetë i gatshëm për pije. Pas vendosjes dhe vënies në funskion të filter stacionit muajin që vjen, do të rritet  kapaciteti i furnizimit me ujë në qytet edhe për 220l/sek, me çka pritet të përmbyllet përfundimisht kapitulli 20 vjeçar i mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës” ka shkruar Teuta Arifi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat