Maqedoni, rriten çmimet shitëse të prodhimeve industriale

Maqedonia

Maqedoni, rriten çmimet shitëse të prodhimeve industriale

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në shkurt të këtij viti janë më të larta për 1,4 për qind në nivel mujor, ndërsa për 0,7 për qind në nivel vjetor, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në shkurt në krahasim me janarin e këtij viti çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet “prodhimet intermediare, përveç energjisë” për 3,3 për qind, “prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë” për 1,1 për qind, “energji” për 0,7 për qind dhe “prodhimet e përhershme për konsum të gjerë” për 0,1 për qind.

Në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet “prodhime të përhershme për konsum të gjerë” për dy për qind, “energjia” për 1,5 për qind dhe “prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë” për një për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat