Vuçiq: Moska është kundër një qeverie të Zoran Zaevit

Maqedonia

Vuçiq: Moska është kundër një qeverie të Zoran Zaevit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:02
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për televizioni Pink se Perëndimi dhe Rusia kanë qëndrime të ndryshme për krizën politike në Maqedoni, shkruan Deutsche Welle.

Sipas asaj që thotë Vuçiq pas takimit me kryetarin rus, Vlladimir Putin, dhe ministrin e jashtëm, Sergey Lavrov, Moska është kundër formimit të një qeverie nga ana e LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

”Aq sa forcat perëndimore e mbështetin qeverinë e Zoran Zaevit dhe partive shqiptare, po aq me duket se kryetari rus nuk është në të njëjtën anë”, ka deklaruar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat