Ndërprehet seanca e Kuvendit në Maqedoni, kryetari i ri duhet të pres

Maqedonia

Ndërprehet seanca e Kuvendit në Maqedoni, kryetari i ri duhet të pres

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:58
Kuvendi i Maqedonise

Spikeri aktual në seancën konstituive, Trajko Veljanovski vendosi ta ndërpresë seancën, e cila do të fillojë nesër në orën 11.

Përderisa deputetët e LSDM-së, apeluan që në vend deputetët e OBRM-PDUKM-së të harxhojnë kohë me replika mes vete, të kalohet në votim për kryetarin e ri të Kuvendit, Veljanovski shpresoi se seanca e nesërme do të sjell diçka të re në Kuvend.

Seanca e sotme nuk solli asgjë të re në Kuvend për dallim nga e djeshmja. Më i shpeshti në foltore ishte Ilija Dimovski i cili tha se duhet të diskutohet për Deklaratën e shqiptarëve.

Ndërsa Atran Grubi nga BDI, duke u shprehur në gjuhën maqedonase tha se bëhet fjalë për deklaratë të përbashkët të partive shqiptare, e përbërë nga programet parazgjedhore të partive, ndërsa Edi Rama ka qenë vetëm si rregullator mes tyre, për shkak se ata nuk kanë mundur të merren vesh të ulen në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat