Ditë të zeza për Gruevskin, e godasin edhe partnerët e PPE-së

Maqedonia

Ditë të zeza për Gruevskin, e godasin edhe partnerët e PPE-së

Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:54
PPE

Partia popullore Evropiane shpreh shqetësim të thellë rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe dënon provokimet që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike. Në një projekt/rezolutë urgjente për Ballkanin Perëndimor e cila pritet të miratohet në kongresin e partisë që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Maltë, Partia popullore evropiane bën thirrje që liderët politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin.

Projekt/rezoluta e PPE-së për Ballkanin Perëndimor

EPP-ja këmbëngul që të shmangen provokimet etnike
Dënon provokimet dhe sjelljet agresive që përbëjnë kërcënimin ndaj stabilitetit dhe paqes.
Ndërtimi apo ruajtja e paqes nuk mund të bëhet përmes retorikës nacionaliste, populiste e radikale.
Kthimi i veprimeve kundërthënëse nga e kaluara nuk do t’iu ndihmojnë vendeve të rajonit të ecin përpara në rrugën evropiane.
Përkundrazi, populizmi dhe nacionalizmi do t’i pengojnë në këtë rrugë .

Në projekt rezolutën urgjente gjithashtu theksohet nevoja për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe ruajtjen e karakterit shumë etnik të rajonit përmes bashkëpunimit paqësor. Ndërkohë nënvizohet edhe nevoja për zbatimin e shpejtë të reforma në gjyqësi.

VZRT Projekt/rezoluta e PPE-së për Ballkanin Perëndimor

PPE-ja nënvizon nevojën për zbatimin e shpejtë të reformave në gjyqësor
Vendosjen e sundimit të ligjit dhe gjyqësor transparent dhe të pavarur
Bën thirrje për çkriminalizimin e elitës politike
Luftimin e korrupsionit në politikë e shoqëri

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare disa herë i kanë bërë thirrje Partisë Evropiane Popullore që të përjashtojë nga gjiri i saj partinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak të akuzave për përfshirje në veprime në mundshme kriminale dhe joligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat