LSDM: Përderisa Gruevski shëtitet dhe deputetët e tij flasin me veten, qytetarët e durojnë tmerrin

Maqedonia

LSDM: Përderisa Gruevski shëtitet dhe deputetët e tij flasin me veten, qytetarët e durojnë tmerrin

Më: 29 mars 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

LSDM-ja e Zoran Zaev ka vazhduar që të akuzoj Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij OBRM-PDUKM-në për situatën e krijuar në vend për të cilën thonë se janë duke u dëmtuar vetëm qytetarët.

”Prindërit janë të shqetësuar për stresin që kalojnë fëmijët e tyre si nxënës, përderisa OBRM-PDUKM e bllokon Kuvendin ku ne duhet të ndalojmë testimin ekstern. Qytetarët shqetësohen përderisa OBRM-PDUKM e bllokon Kuvendin ku ne duhet të ndalojmë taksën radiodifuzive. Puntorët shqetësohen përderisa OBRM-PDUKM e bllokon Kuvendin ku ne duhet të rrisim pagat e tyre. Qytetarët shqetësohen përderisa OBRM-PDUKM e bllokon Kuvendin ku ne duhet të sjellim planin për jetë që e premtuam para zgjedhjeve.” thonë mes tjerash nga LSDM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat