Për të tretën ditë me radhë vazhdon seanca konstitutive e Kuvendit

Maqedonia

Për të tretën ditë me radhë vazhdon seanca konstitutive e Kuvendit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 10:18
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstitutive për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Seanca, siç u dakorduan dje përfaqësuesit e partive parlamentare, do të vazhdojë në orën 11:00, me debat për Komisionin për zgjedhjet dhe emërimet, që ka filluar pardje.

Janë paraqitur 51 deputetë për diskutim derisa deri më tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës dy deputetë.

Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar, shkruan Alsat M.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat