Mançevski ironizon protestat, ato do të zgjerohen në Idrizovë dhe Shutkë

Maqedonia

Mançevski ironizon protestat, ato do të zgjerohen në Idrizovë dhe Shutkë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 13:36
Damjan Mançevski, deputet i LSDM-së

Për Nikolla Gruevskin edhe një ditë të shpëtojë nga burgi, ju vazhdoni ta bllokoni Kuvendin, kurse për atë qytetarët ende paguajnë tarifë radiodifuzive, qytetarët ende paguajnë rrymë të shtrenjtë, tha Damjan Mançevski, deputet i LSDM-së, në seancën kuvendore e cila vazhdon ende.

Mançevski shtoi se kërkesa për shtet bi-nacional është kërkesë e Gruevskit përmes kërkesës së parimit për koalicionim fituesi me fituesin.

Duke komentuar mbi rritjen e nurmit të qytetarëve të cilët protestojnë rreth një muaj në shumë qytete, Mançevski tha se protestat, duke ironizuar, do të zgjerohen edhe në dy vende tjera, edhe atë Idrizovë dhe Shutkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat