Kocijançiq: Zvarritja e krizës sjell sanksione

Maqedonia

Kocijançiq: Zvarritja e krizës sjell sanksione

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:11
Maja Kocijançiq

Zgjatja e mëtejme e krizës politike në vend do të ketë ndikim në ekonominë e vendit. Kështu ka thënë, Maja Kocijançiq, e pyetur se çfarë sanksionesh është duke planifikuar Bashkimi Evropian për Maqedoninë. Ajo deklaroi se BE akoma nuk ka sjell vendim për një gjë të tillë, megjithatë është duke shqyrtuar marrëdhëniet në të ardhmen mes BE-së dhe Maqedonisë.

“Momentalisht jemi duke shqyrtuar rrugët e mundshme në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me vendin. Është e qartë, vonesat e mëtejshme në formimin e Qeverisë së re do të kenë impakt ekonomik dhe financiar në vend, jo më pak se përkeqësim të mëtejmë të inevestimeve të huaja të cilat nevojiten urgjentisht (pjesa më e gjerë e të cilave vjen nga BE)”, tha Maja Kocijançiq.

Ndërkaq, e pyetur se si do të ndikojë kjo situatë në Raportin e Progresin për Maqedoninë, Kocijançiq ka thënë se BE po ashtu është duke shqyrtuar se si të zhvillohet rekomandimi i mëparshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat