Gruevski: Po lobojmë për interesat strategjike të shtetit

Maqedonia

Gruevski: Po lobojmë për interesat strategjike të shtetit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 18:20
Nikolla Gruevski në kongresin e Partisë Popullore Evropiane që u mbajt në Maltë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga disa funksionarë të partisë së tij, ishin pjesëmarrës në kongresin e Partisë Popullore Evropiane që u mbajt në Maltë. Siç informojnë nga OBRM-PDUKM-ja, Gruevski këtë kongres e ka shfrytëzuar për hapjen e takimeve dypalëshe dhe bisedimeve me disa politikanë që janë pjesë e familjes së Partisë Popullore Evropiane, e cilë është ndër forcat më me ndikim në Bashkimin Evropian.

Mes tjerash Gruevski ka realizuar takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me Janez Jansha nga Sllovenia, me nikoqirin e kongresit dhe kryetarin e Partisë Kombëtare të Maltës, Simon Bustil dhe përfaqësues tjerë të partive të ndryshme evropiane.

“Ditëve të fundit me delegacionin e OBRM-PDUKM-së jam i pranishëm në Maltë, para se gjithash për shkak të kongresit të PPE, ku jemi anëtarë, por edhe për shkak të takimeve dypalëshe me shumë politikanë para fillimit të kongresit. Po mundohem që kudo që mundem të loboj për Maqedoninë dhe për interesat kombëtare dhe shtetërore. Është shumë domethënëse kur ju thuhet nga dora e parë pjesëmarrësve, atë që është e rëndësishme për Maqedoninë, të ardhmen e saj, përparimin dhe dhe interesat dhe intergimet euroatlantike”, ka deklaruar Gruevski, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat