Eurodeputeti Fleckenstein: Deklara shqiptare nuk paraqet rrezik për Maqedoninë

Maqedonia

Eurodeputeti Fleckenstein: Deklara shqiptare nuk paraqet rrezik për Maqedoninë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 21:36
Eurodeputeti Knut Felckenstein

Eurodeputeti Knut Felckenstein, në një intervistë për Televizionin Nova, ka folur rreth takimit të fundit në Shkup dhe krizën aktuale politike në Maqedoni.

Lidhur me deklaratën e shefës së diplomacisë evropiane,Federica Mogherini, ‘mos luani me zjarr’, Fleckenstein tha se duhet të merret seriozisht dhe se vetëm ajo e di se për çfarë zjarri bëhet fjalë. Ndër tjerash ai shtoi se nuk është vetëm detyrë e evropianëve të luftojnë për demokracinë por duhet të angazhohen të gjithë.

Kurse, sa i përket Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, ai tha se e ka lexuar dhe nuk ka gjetur asgjë të rrezikshme për shtetin. Ai pohoi se shumica e qytetarëve nuk e kanë lexuar Deklaratën e partive shqiptare prandaj duket e dyshimtë për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat