SHGM: Përfundimi i Këshillit për raportin e ASHMAA është i motivuar politikisht

Maqedonia

SHGM: Përfundimi i Këshillit për raportin e ASHMAA është i motivuar politikisht

Më: 30 mars 2017 Në ora: 07:38
SHGM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot akuzoi se Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale, me urdhër të dikujt ka miratuar përfundim të ri të Raportit për punën e Agjencisë për vitin 2016 dhe nuk ka pranuar konstatimin se në televizionin Sitel në emisionin e Milenko Nedellkovski është përdorur gjuhë e urrejtjes. Sipas SHGM, gjithashtu nuk është pranuar konstatimi se televizionet Alfa dhe TV Nova e Sead Koçan në vazhdimësi kanë thyer standardet profesionale.

Këshilli i Agjencisë së Mediave me mbivotim ka vendosur që të përmend televizionin Shenja, Telma dhe 24 Vesti në mesin e televizioneve që kanë thyer rregullat e raportimit. Nga SHGM vlerësojnë se tentimi i Agjencisë që t’i fusë me një thes televizionet Shenja, Telma dhe 24 Vesti, me televizionet të cilat i kanë shkelur rregullat, është tentim për ta relativizuar përgjegjësinë e mediave propagandistike të pushtetit aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat