Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën konstituive

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën konstituive

Më: 30 mars 2017 Në ora: 09:06
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Gjatë seancës dje deputetët e VMRO-DPMNE-së i përsëritën kërkesat, qartë të thuhet çfarë është dakorduar me BDI-në, si dhe për anulimin e platformës së Tiranës. Theksuan se dalja e vetme nga kriza poetike është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale.

Deputetët e LSDM-së, kërkuan të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe keqpërdorim e institutit për vërejtje procedurale. Theksuan se debati duhet të përqendrohet në pikën e rendit të ditës dhe të lihet çdo çështje të debatohet kur të vjen koha për atë.

Deputetët gjatë debatit këmbyen mes vete edhe akuza dhe thirrje për goja keqpërdorime kriminele.

Janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Deri më tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës tre deputetë.

Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi ndërsa nga Lëvizja BESA Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdim të seancës konstituive kuvendore e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat