Qytetarët janë të pakënaqur me administratën publike të Maqedonisë

Maqedonia

Qytetarët janë të pakënaqur me administratën publike të Maqedonisë

Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:25
Administrata publike

Qytetarët e Maqedonisë janë të pakënaqur me administratën. 40% e të anketuarve në projektin e Qendrës për menaxhim me ndryshimet kanë deklaruar se punësimet janë të padrejta.

77% konsiderojnë se per një rrogë shtetërore duhet patjetër të jeshë anëtar partie, e më pastaj kompetencë, aftësi dhe përvojë.

Qytetarët mendojnë se administrata nuk i kupton problemet e tyre, e as që i ofrojnë shërbimet në afat ligjor. Përkundër prirjeve evropiane ku numri i të punësuarve në administratë bie, në Maqedoni sektori publik është gjithnjë në rritje.

Sipas Tv Telma, nga 2006 e deri më 2015 në administratë janë punësuar 26 mijë persona, kurse numri i përgjithshëm është afruar në 130 mijë. Edhe pse kjo është një ngarkesë e madhe për ekonominë, të anketuarit thonë se administratorët nuk duhet të pushohen nga puna, por të përmirësohen.

Rrogat në administratë janë në rritje, kurse një numër i madh institucionesh, buxhetin e harxhojnë vetëm për rroga. Megjithatë, sektori publik mbetet sektori më tërheqës për punë, krahasuar me atë qytetar ose privat.

Ende konsiderohet se puan në administratë është më e sigurtë, ka rrogë më të madhe, krahasuar me sektorin privat, si edhe ka më pak angazhim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat